Ministri i Financave, Hekuran Murati ka ftuar qytetarët që përfitojnë nga burimet të ndryshme dhe për të cilin fitim nuk paguhet tatim, ta ploetësojnë një formula elektronik.
Përmes një konference për media, Murati tha se fitimet e tilla përfshijnë qiranë, fitimet kapitale, burimet nga jashtë e tjera.
Mes tjerash, Murati tha se në përfitimet e tilla edhe shitja e kriptovalutave.
“Kur qytetarët do t’i shesin kriptovalutat, do të duhet që këtë ta deklarojnë në formularin i cili tha se do të publikohet nga Minitria dhe ATK-ja”, tha Murati.
Të ardhurat tjera për të cilat kërkohet ky deklarim mund të jenë nga puna “freelance”, të ardhurat nga YouTube apo rrjetet sociale.
“Arsyeja pse kemi thirrur konferencë ka të bëjë me njërën nga deklaratat tatimore që duhet të plotësohet nga secili qytetar, shtetas apo rezident që gjeneron të hyra gjatë vitit të cilat nuk tatimohen në burim siç ndodh me pagën”, tha ai.
Ministri tha se “kanë mbetur edhe disa ditë deri në përfundim të afatit për deklarim”.