Në aksionin e sotëm nga policia e Kosovës, përgjatë operacionit “Gropa”, janë konfiskuar 80 kilogramë të drogës së llojit kaptagon në vlerë prej një milion eurosh, si dhe ka arrestuar 14 të dyshuar lidhur me rastin, shkruan GazetaEnigma.
Nga 14 të arrestuarit gjashtë prej tyre janë shtetas turq.
Lajmi u bë i ditur përmes një konference për media nga Prokuroria Themelore në Feriza, nga ana e kryeprokurorit Shukri Jashari.
“Përgjatë bastisjes janë sekuestruar 76.5 kilogramë të llojit narkotik kaptagon. Ky është lloji i parë i këtij narkotiku që sekuestrohet në Republikën e Kosovës. Dyshohet edhe për një sasi tjetër, për të cilën njësia është në hetim dhe shpresoj që së shpejti do të sekuestrohet edhe ajo. Sipas informacioneve, e njëjta gjendet në rajonin e Ferizajt. Janë bastisur edhe dy laboratorë ku dyshohet se është përpunuar për shkak se si lëndë e ardhë ka ardhë nga Turqia, e më pastaj është shpërndarë në dy lokacione; në fshatin Siroj dhe Varosh kanë qenë dy laboratorë me pajisjet më të sofistikuara për përpunimin e këtij narkotiku”, tha Jashari.
Ai bëri të ditur se nesër Prokuroria do ta paraqes kërkesën për caktimin e paraburgimit, meqë të njëjtit janë ndaluar për 48-orë. /GazetaEnigma