Shqiptari i cili do të garojë për kongresmen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është Vedat Gashi, shkruan GazetaEnigma.
Në kampanjën e tij pjesëmarrës ka qenë një figurë publike mjaft i adhuruar nga shqiptarët.
Ai është ish-ambasadori i OSBE-së, William Walker, i cili u dha jehonë krimeve të kryera nga forcat serbe gjatë Luftës në Kosovë.
Walker është fotografuar bashkë me mbështetës të tjerë të Gashit i cili do të jetë pjesë e garës për kongres në zgjedhjet e nëntorit të sivjetmë. / GazetaEnigma