Ramushi dhe Tahiri/ njëri thotë se janë mbledhur 10 milionë e tjetri as 2 milionë për Fondin e Sigurisë

Ramushi dhe Tahiri/ njëri thotë se janë mbledhur 10 milionë e tjetri as 2 milionë për Fondin e Sigurisë

Kryteari i AAK-së, Ramush Haradinaj, në një emision ishte deklaruar se ka inofrmacione se janë mbledhur rreth 10 milionë euro për Fondin e Sigurisë, kurse shefi i GP të PDK-së, Abelard Tahiri, ishte shprehur se për këtë fond nuk janë mbledhur as 2 milionë euro, shkruan GazetaEnigma.

Tahiri në Kuvendin e Kosovës kishte thënë se është i gatshëm të vejë bast për këtë punë.

“Unë jam i bindur dhe po vë bast që nëse kanë kaluar mbi 2 milionë euro në Fondin e Sigurisë unë e lë mandatin e deputetit, sepse as 2 milionë euro nuk keni arrit me i mbledh”, ka thënë Tahiri.

Haradinaj tha se me të vërtetë nuk i kupton opozitarët që janë kundër Fondit.

“Albini shkon nesër prej qeverisë, ndërsa ushtria na mbet neve, Kosovës.”, tha thënë Haradinaj. / GazetaEnigma

Related Articles