Gërvalla i thotë ministres austriake: Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave

Gërvalla i thotë ministres austriake: Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave

Ministrja e Punëve të Jashtme Donika Gërvalla, së fundmi është takuar me Ministren e Austrisë për Çështjet e Bashkimit Evropian dhe Kushtetutës, Karoline Edtstadler.

Përmes një komunikate thuhet se gjatë takimit Gërvalla, ka njoftuar ministren austriake rreth angazhimit dhe orientimit të Kosovës në proceset integruese euroatlantike, ku theks i veçantë, siç njoftohet në komunikatë, ka qenë çështja e sigurisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

“Ministrja Gërvalla në vizitë zyrtare në Austri, takon ministren Federale znj. Edtstadler. Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Republikës së Kosovës, znj. Donika Gërvalla, gjatë vizitës së saj në Austri, fillimisht në Kancelarinë Federale është takuar me Ministren Federale të Austrisë për Çështje të Bashkimit Evropian dhe Kushtetutës, znj. Karoline Edtstadler. Gjatë takimit Ministrja Gërvalla, e njoftoi Ministren Edtstadler lidhur me angazhimin dhe orientimin strategjik të Republikës së Kosovës në proceset integruese euroatlantike. Theks i veçantë gjatë bisedës u vu edhe në çështjet e sigurisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor, veçanërisht pas agresionit rus në Ukrainë”, thuhet përveç tjerash në komunikatë.

Komunikata:

Ministrja Gërvalla në vizitë zyrtare në Austri, takon ministren Federale znj. Edtstadler

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Republikës së Kosovës, znj. Donika Gërvalla, gjatë vizitës së saj në Austri, fillimisht në Kancelarinë Federale është takuar me Ministren Federale të Austrisë për Çështje të Bashkimit Evropian dhe Kushtetutës, znj. Karoline Edtstadler.

Gjatë takimit Ministrja Gërvalla, e njoftoi Ministren Edtstadler lidhur me angazhimin dhe orientimin strategjik të Republikës së Kosovës në proceset integruese euroatlantike. Theks i veçantë gjatë bisedës u vu edhe në çështjet e sigurisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor, veçanërisht pas agresionit rus në Ukrainë.

Ministrja Gërvalla gjatë takimit theksoi faktin, që Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave, dhe shprehu mirënjohje për përkrahjen e Austrisë për të mundësuar lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës. Ajo vuri gjithashtu në pah rolin e spikatur të Austrisë në proceset evropiane për një integrim më të shpejtë të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Republikës së Kosovës, znj. Donika Gërvalla, gjatë ditës u takua në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Vjenë, edhe me ambasadorët e shteteve të QUINT-it në OSBE, respektivisht ambasadorët Michael Carpenter (SHBA), Neil Busch (Mbretëri e Bashkuar), Gesa Bräutigam (Gjermani), Christine Fages (Francë) dhe Stefano Baldi (Itali). Në këtë takim ishte e ftuar edhe ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në OSBE, znj. Eglantina Gjermeni.

Pas hapjes së takimit nga Ambasadori i Republikës së Kosovës në Austri, z. Lulzim Pllana, Ministrja Gërvalla falënderoi fillimisht ambasadorët për mbështetjen e vazhdueshme që i kanë dhënë Kosovës në kuadër të vet mekanizmit të OSBE-së, dhe shprehu interesimin e Republikës së Kosovës për të qenë sa më e pranishme në të gjitha mekanizmat dhe organizatat ndërkombëtare. Ajo i njoftoi ambasadorët rreth procesit të nisur të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, përmbushjes së vazhdueshme të gjithnjë e më shumë kritereve për anëtarësim në Bashkimin Evropian si dhe nevojën për një liberalizim të menjëhershëm të vizave.

Ambasadorët u njoftuan rreth progresit që Kosova ka arritur gjatë vitit të kaluar në ekonomi, sundim të ligjit, transparencë institucionale, demokraci dhe liri të mediave, suksese këto të dokumentuara nga mekanizma dhe organizata ndërkombëtare si Fondi Monetar Ndërkombëtar, Transparency International, Reporterë pa kufi, etj

Ministrja Gërvalla vuri në pah vështirësitë me të cilat Kosova po ballafaqohet gjatë procesit të dialogut me Serbinë në Bruksel, duke theksuar qasjen destruktive dhe bllokuese të Serbisë, e cila është kthyer në pengesë serioze në këtë proces.

Ajo vuri në pah nevojën e një dialogu më efikas, i cili në qendër të tij ka njohjen e ndërsjelltë. / GazetaEnigma

Related Articles