Pas tifozëve të Feynoordit të cilët sulmuan Policinë e Shqipërisë, një gjë të tillë e kanë bërë edhe ata të Romës.
Mediat tiranase kanë raportuar se edhe tifozët e Romës kanë pasur një përplasje me policinë. Madje e kanë shkatërruar një veturë të policisë.
Tifozët italianë kanë sulmuar policët edhe me shishe qelqi për arsye që ende nuk dihen.
Roma e Feyenoordi të mërkurën takohen në finale të Ligës së Konferencës.