Një person është arrestuar të mërkurën në Ferizaj, pasi dyshohet për veprën penale, mundësim apo detyrim në prostitucion, shkruan Gazeta Enigma.
I dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë me vendim të prokurorit.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale të lartcekur. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje”, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.