Një aksident trafiku ka ndodhur në Gjakovë, ku i lënduar ka mbetur biçiklisti i cili ka qenë duke lëvizë në rrugë, duke u goditur kështu nga një veturë.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, thuhet se biçiklisti ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në spitalin rajonal, në Gjakovë, ku edhe mbetet për tretman mjekësor në repartin e ortopedisë.
Ndërsa, është arrestuar vozitësi i veturës i cili ka goditur biçiklistin.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili derisa ka qenë duke e drejtuar veturën me targa vendore ka shkaktuar aksident, ku dyshohet se me pjesën e përparme të veturës e ka goditur biçiklistin i cili ka qenë duke lëvizë në rrugë në të njëjtin drejtim. Si pasojë e aksidentit biqiklisti mashkull kosovar ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në spitalin rajonal Gjakovë ku edhe mbetet për tretman mjekësor në repartin e ortopedisë. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.
/Gazeta Enigma/.