Një shtetas i Shqipërisë është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në Klinë.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
“Raportohet se viktima mashkull shtetas i Shqipërisë, në shtëpinë e tij është gjetur pa shenja jete. Njësitë relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalur në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në njoftim.