Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka thënë se është e papranueshme që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tash e tri javë të qëndrojë jashtë Kosovës.
Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, Çitaku tha se vizita e Kurtit në SHBA ishte studimore.
“E paprecedent dhe tërësisht e papërgjegjshme që Kryeministri në detyrë tash e tri javë është jashtë Kosovës. Sot e paska vizituar një fabrikë të çokollatave në Zvicër, e paska bërë shqiponjën me studentët shqiptarë atje. Vizita në SHBA mund të kualifikohet si studimore, thënë më së buti”, ka shkruar Çitaku.
Çitaku më tej ka shtuar se në Kosovë inflacioni ka kaluar 11% e bordi i AKP-së ka shpallur valën e re të privatizimit.
“Në ndërkohë në Kosovë inflacioni ka kaluar 11%, e sot bordi i AKP-së, i zgjedhur nga Kurti paska shpallur valën e re të privatizimeve ( kujtoni pak deklaratat e Kryeministrit për privatizimin në Kosovë)”, ka shkruar Çitaku.