Ja në cilin TV transmetohet finalja e Kupës së Kosovës mes Dritës dhe Llapit

Ja në cilin TV transmetohet finalja e Kupës së Kosovës mes Dritës dhe Llapit

Futbolli kosovar gjatë ditës së sotme do t’i ketë sytë prej orës 20:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, pasi luhet finalja e Kupës së Kosovës mes Dritës dhe Llapit.

Tifozërit e të dy skuadrave kanë nisur festën që nga orët e mëngjesit dhe pritet që të japin spektakël në tribuna, shkruan Gazeta Enigma.

Llapi luan për ta mbrojtur titullin pasi e fitoi në sezonin e kaluar në penallti ndaj Dukagjinit.

Ndërsa, Drita nuk e ka fituar që 21 vite prej vitit 2001.

Kjo ndeshje do të transmetohet direkt në Klan Kosova prej orës 20:00./GAZETA ENIGMA/

Related Articles