Në Klinikat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitalet e përgjithshme po trajtohen 545 pacientë me COVID-19.
Shërbimi Spitalor Universitar i Kosovës tutje njofton se 438 raste janë të konfirmuara me COVID-19, ku 419 pacientë janë në oksigjenoterapi dhe 33 në gjendje të rënduar shëndetësore.
Ndërsa, në QKUK janë të shtrirë 231 pacientë, ku 171 janë të konfirmuar me COVID-19, 13 në gjendje të rëndë dhe 194 me oksigjenoterapi.
/Gazeta Enigma/