Trajneri Maurizio Sarri, do të jetë në krye të Lazios edhe për disa vjet të tjerë. “Corriere dello Sport” ka raportuar të premten, se Sarri ka arritur marrëveshje për rinovimin e kontratës që i skadon në vitin e ardhshëm.
Bëhet e ditur se me rinovimin e kontratës, që do të zyrtarizohet së shpejti, Sarri do të jetë trajner i Lazios deri në verën e vitit 2025.
Ai do të ketë një pagë vjetore prej 3.5 milionë eurosh. Te klubi italian janë të kënaqur me punën e Sarrit, i cili mori drejtimin e Lazios në verën e vitit të shkuar.
Sezonin 2021/22, Sarri e mbylli në pozitën e pestë në Serie A dhe edicionin e ri, Lazio do të paraqitet në Ligën e Evropës.