Për sot parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa në orët e pasdites pritet reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 11 deri në 14 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale prej 22 deri në 24 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit dhe verilindjes me shpejtësi 1-7m/s.