Në orët e para të mëngjesit e së shtunës u raportua se 30 – vjeçari Gazmend Hyseni, ka mbetur i vdekur pas plagëve të marra nga sulmi me armë zjarri ndaj tij nga Qëndrim Januzi, vëllai i reperit të njohur nga qyteti i Ferizajt, Buta.
E gjitha nisi nga një miqësi, pastaj me ofendime në rrjete sociale, rrahje e therrje, e cila përfundoj me vrasje.
Lidhur me këtë ngjarje tragjike GazetaEnigma, ka kontaktuar me kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, Shukri Jasharin, i cili ka bërë të ditur se inspektorati polcior në bashkëpunim me prokurorin e Ferizajt kanë nisur hetimet ndaj zyrtarit policor.
“Të dyshimtin si përson e njohë pasi i njëjti ka pasur edhe një rast më herët. Motivi nuk dihet për momentin, i kam invervistu disa dëshmitarë. Sot shpresoj që mbahet seanca dëgjimore e paraburgimit. Inspektorati policor në bashkëpunim me neve i kena fillu hetimet ndaj zyrtarit policor”, ka thënë Jashari.
Ndërkohë për këtë çështje GazetaEnigma, ka kontaktur me ekspertin e Sigurisë, Nuredin Ibishi, i cili ka komentuar vrasjen e sotme.
Ibishi u shpreh se ngjarjet e tilla janë tragjike dhe në rritje e sipër, sipas tij edhe përdorimi i armës nga polici civil duhet të shqytohet nga Prokuroria dhe Gjykata, pa e justifikuar dorasin e vrasjes.
“Kjo është një ngjarje tragjike, vrasjet e tilla janë në rritje. Tentativa e kryerjes së vrasjes të ik dhe reagimi i policisë së civilëve të cilët kanë reaguar pasi që edhe ligji e lejon në raste të caktuara kur e pengojnë ikjen nga vendi i ngjarjes personi i cili ka kryer vepër penale të rëndë pra është obligative ndërhyrja e policisë. Sa i përket pengimit nga ana e policisë, plagosja ndaj dorasit, duhet të shqyrtohet nga prokuroria dhe gjyakata, të cilët duhet të marrin një vendim lidhur me përdorimin e armë nga zyrtari policorë”, u deklarua Ibishi.
Sipas tij vrasjet e tilla paraqesin shqetësim të madh në vendin tonë, e si pasojë e kësaj masat urgjente duhet të ndërmirren sa më shpejtë, ku njëra nga to është legalizimi i armëve ose konfiskimi i tyre, sepse shumica e vrasjeve të kryera janë me armë ilegale.
“Përndryshe vrasjet fatkeqësisht janë në trend të rritjes dhe një gjë e tillë paraqet shqetësim për shkak numrin të madh të armëve që i posedojnë qytetarët ku duhet ndërmirren masa urgjente, ku ose duhet të legalizohen armët duke plotësuar disa kritere, pasi që shumica e vrasjeve të kryera janë me armë ilegale. Për këtë arsye institucionet, policia, zbatuesit e ligjit sa më parë të shpallin legalizimin e armës, normalisht duke plotësuar standartet e kërkuara. Duhet të ndërmirren veprime të menjëhershme, ose të legalizohen ose të konfiskohen sa më shpejt”, përfundoi Ibishi. / GazetaEnigma