“Edhe sivjet është rritur numri i rasteve ku gazetarët pengohen në punë”

“Edhe sivjet është rritur numri i rasteve ku gazetarët pengohen në punë”

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës përmes një konference për media ka mbajtur para Kuvendit të Kosovës, me rastin e Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit ka bërë të ditur se është rritur numri i rasteve ku gazetarët pengohen në punë.

“Kjo datë edhe kësaj here kolegët tanë i gjen në betejë me COVID-19 duke rikonfirmuar rolin shumë të rëndësishëm të gazetarisë”.

Tutje, AGK-ja ua rikujton institucioneve detyrimin në respektimin e fjalës së lirë dhe krijimin e një sistemi demokratik për të ushtruar profesionin e gazetarit.

“Nga viti në vit shtohen atakimet e formave të ndryshme në drejtim të gazetarëve. Censura dhe varshmëria financiare e medieve vazhdojnë të pengojnë në të bërit gazetari objektive”, thonë nga AGK në konferencë. 

Related Articles