Kombëtarja e Kosovës do t’i vazhdojë sot përgatitjet për ndeshjet e qershorit.
Federata e Futbollit të Kosovës e ka zbuluar agjendën e “Dardanëve”, të cilët në muajin që vjen do t’i zhvillojnë plot katër ndeshje.
Ekipi i drejtuar nga Alain Giresse do të ushtrojë sot në stadiumin “Fadil Vokrri” duke filluar nga ora 10:30.
Ata do të stërvitin edhe në ditët në vazhdim para se ta marrin rrugën drejt Qipros.
“Dardanët” janë mbledhur qysh të premten për t’u përgatitur për ndeshjet e Ligës së Kombeve.
Kosova do të luajë me 2 qershor me Qipron në udhëtim, kurse më 5 të muajit që vjen e pret Greqinë në Prishtinë.
Më pas, Vedat Muriqi me shokë më 9 qershor e presin edhe Irlandën e Veriut, kurse më 12 të muajit të ardhshëm do ta vizitojnë Greqinë.
Kosova synon të jetë e suksesshme në këtë kampanjë kualifikuese pasi përmes Ligës së Kombeve mund ta sigurojë kualifikimin në Euro 2024.
Një gjë të tillë ishte afër ta bënte edhe në Euro 2020, por dështoi në ndeshjen e parafundit kundër Maqedonisë së Veriut.