Petkoviq i reagon Osmanit: Politikanët nga Prishtina po gjykohen në Hagë për krime, Vuçiq mund t’ju jap mësime për paqen

Petkoviq i reagon Osmanit: Politikanët nga Prishtina po gjykohen në Hagë për krime, Vuçiq mund t’ju jap mësime për paqen

Drejtori i zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka reaguar në Twitter, ku ka përmendur presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin, referuar deklaratave të saj për Aleksandar Vuçiq rreth Ballkanit të Hapur.

”VjosaOsmani nuk e humb rastin të sulmojë @avucic për shkak të përkushtimit të tij për paqen dhe bashkëpunimin rajonal. Janë fjalë të panjohura në Prishtinë, atje dinë vetëm gjuhën e urrejtjes. Prandaj nuk është për t’u habitur që ata janë kundër konceptit të “Ballkanit të Hapur””, shprehet Petkoviq.

Mes tjerash ai vazhdon reagimin e tij, duke përfshirë në këtë debat edhe ish-krerët e UÇK-së.

”Lëre atë @VjosaOsmaniPRKS shikoni më afër biografitë e politikanëve nga Prishtina që po gjykohen në Hagë për krimet më të tmerrshme, sepse presidenti @avucic mund t’i japë asaj mësime se si të ruajë paqen!”.

Related Articles