Berisha tregon ëndrrën që ka me Kosovën, vlerëson ardhjen e trajnerit Giresse

Berisha tregon ëndrrën që ka me Kosovën, vlerëson ardhjen e trajnerit Giresse

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Alain Giresse dhe futbollisti Valon Berisha po flasin në një konferencë për media në prag të sfidës kundër Qipros.

Kosova nesër do ta nis edicionin e ri në Ligën e Kombeve në udhëtim te Qipro me ndeshjen që fillon nga ora 18:00.

Valon Berisha ndër tjera në këtë konferencë tha se ëndrra e tij dhe e bashkëlojtarëve të tij te “Dardanët” është që ta kualifikojnë Kosovën në Kampionatin Evropian ose Botëror.

“E kam një ëndërr që ta kualifikojmë Kosovën në Kampionat Evropian ose Botëror. Jemi në formë të mirë. Ky është momenti. Trajneri e ka sjell një atmosferë tjetër. Të gjithë lojtarët patën mundësi ta tregojnë veten. Besoj se jemi të gatshëm ta bëjmë punën tonë si futbollistë, andaj nesër është ndeshje e rëndësishme ndaj Qipros”, tha Berisha në konferencë për media.

Dardanët bëjnë pjesë në Grupin 2 të Ligës C, teksa ndeshjen e parë e zhvillojnë si mysafirë në Larnaca kundër Qipros, më 2 qershor në orën 18:00.

Më pas, Kosova dy ndeshjet e radhës i zhvillon në ‘Fadil Vokrri’ kundër Greqisë, më 5 qershor dhe kundër Irlandës së Veriut, më 9 qershor, teksa në fund luan si mysafire në Greqi më 12 qershor.

Related Articles