Policia njofton se një person ka plagosur vetën e tij në Orroberdë të Istogut.
Sipas policisë rasti ka ndodhur nga pakujdesia dhe i njëjti po trajtohet në Spitalin e Pejës.
“I dyshuari mashkull kosovar nga pakujdesia është vet-plagosur me pistoletë. I dyshuari është duke u trajtuar në Spitalin e Pejës. Në vend ngjarje është konfiskuar një pistoletë, dy fishek, një predhë dhe një gëzhojë”, thuhet në njoftimin e policisë.