Personi që u gjet i vdekur në parking në Prishtinë është nipi i Adem Grabovcit

Personi që u gjet i vdekur në parking në Prishtinë është nipi i Adem Grabovcit

Personi që u gjetë i vdekur brenda veturës së tij në lagjen Emshir në Prishtinë, siç merr vesh Insajderi është biznesmeni Nazmi Grabovci, nipi i Adem Grabovcit.

Sipas policisë viktima është 50 vjeçar dhe dyshimet e para janë se ka kryer vëtëvrasje.

Rastin për GazetaEnigma e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Agron Borovci, i cili ka thënë se rasti ka ndodhur rreth orës 12:00.

Ai ka thënë se dyshohet se ka bërë vetëvrasje dhe Policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen.

“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen  e viktimës, mashkull, rreth 50 vjeç. Mbështetur në informacionet e para, përkundër që ka elemente që sugjerojnë për vetëvrasje,  policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen dhe po vijon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rastit”, ka thënë Borovci. / GazetaEnigma

Related Articles