Mot kryesisht me diell dhe vranësira të dendura do të karakterizojë motin gjatë këtyre dy ditëve.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se të premten vranësirat nuk do të jenë stabile gjë që vende-vende parashihen të sjellin reshje dhe shkarkime rrufesh.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-32 gradë Celsius.