Tutat janë jashtë loje dhe takat e larta janë rikthyer, sipas të dhënave të reja nga platforma globale e kërkimit të modës, Lyst.
Në raportin e fundit që mbulon trendet dhe markat më të famshme në industrinë e modës, bazuar në kërkimet e mbi 150 milionë blerësve, Lyst e quajti zyrtarisht të mbyllur fazën e veshjeve të rehatshme.
“Pak kohë më parë, gjendja shpirtërore mbizotëruese ishte përshtatja me stilin e jetesës në shtëpi. Tani ka shenja që blerësit janë të etur të dalin përsëri, të shprehen dhe të qëndrojnë larg tutave”, tha kompania këtë javë.
Sipas të dhënave, kërkimet për taka dhe fustane u rritën përkatësisht 163 për qind dhe 222 për qind në tremujorin e fundit.
Dhe, për herë të parë që nga fundi i vitit 2019, një palë taka arritën të parat në renditje të produkteve më të shitura të grave. Ndërkohë, tutat ranë nga lista për herë të parë që nga fillimi i vitit 2020.

Ndërkohë, shitjet e veshjeve të punës dhe veshjeve elegante pësuan, dhe në disa raste, çuan në falimentime në industri.