Vetura godet një motoçiklist në Gjilan, dërgohet për tretman mjekësor

Vetura godet një motoçiklist në Gjilan, dërgohet për tretman mjekësor

Një aksident trafiku ka ndodhur ndërmjet një motoçiklisti dhe një veture civile në Gjilan.

Si rrjedhojë e aksidentit, motoçiklisti ka pësuar lëndime trupore. Dhe, përveç lëndimeve trupore, policia raporton edhe për dëme material të konsiderueshme të shkaktuara në mjetet motorike.

Raportohet për aksident trafiku që ka ndodhur ndërmjet një motoçiklete dhe një veture civile. Si pasojë e aksidentit të trafikut lëndime trupore ka pësuar drejtuesi i motoçikletës mashkull kosovar i cili fillimisht është dërguar në tretman mjekësor për ofrim të ndihmës së parë, e më pas me rekomandim të mjekut kujdestar është liruar për në shtëpi. Raportohet për dëme materiale të konsiderueshme të shkaktuara në mjetet motorike. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftim.

Related Articles