Arrestohet për krime lufte një serb në Istog

Arrestohet për krime lufte një serb në Istog

Policia e Kosovës ka arrestuar një serb për krime lufte të kryera ndaj popullatës civile në Kosove në periudhën gjatë viteve 1998-1999.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur në muajt mars-maj të vitit 1998 në fshatin Gurakoc, të Istogut.

Tutje në raport bëhet e ditur se i njëjti me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.

“Pas një pune hetimore të kryer nga njësia e Hetimeve të Krimeve të Luftës është identifikuar dhe arrestuar i kërkuari mashkull serb për krime lufte të kryera ndaj popullatës civile në Kosove në periudhën gjatë viteve 1998-1999. I njëjti me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje. Rasti nën hetime”, thuhet në raport. 

Related Articles