Gjykata Themelore në Prizren, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji, ndaj të pandehurve A.Ç dhe R.G, për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë veprën penale vrasje në tentativë.
Ky njoftim është bërë përmes një komunikate për media nga ana e Gjykatës Themelore të Prizrenit.
“Caktohet masa e paraburgimit ndaj dy (2) të pandehurve, për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale vrasje në tentativë. Prizren, 03 qershor 2022 – Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, gjyqtari i procedurës – Skender Çoçaj, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji, e cila do të llogaritet prej kohës së arrestimit 01.06.2022 dhe mund të zgjasë deri më datën 01.07.2022, ndaj të pandehurve A.Ç., dhe R.G., për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë veprën penale vrasje në tentativë nga neni 172 lidhur me nenin 28 (tentiativë) dhe nenin 31 (bashkëkryerje), të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet pos tjerash në komunikatë.
Tutje shtohet se, Gjykata ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, nga ku rrjedh dyshimi i bazuar se, dy të dyshuari me dashje kanë tentuar ta privojnë nga jeta të dëmtuarin R.M.
“Gjykata me rastin e caktimit të masës së paraburgimit ndaj të pandehurve ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar se: Më datën 01 qershor, në orët e pasdite, në Prizren, me dashje tentojnë ta privojnë nga jeta të dëmtuarin R.M., në atë mënyrë që për shkak të disa mosmarrëveshjeve paraprake e sulmojnë të dëmtuarin, i pandehuri R.G., duke e goditur me boks hekuri derisa i pandehuri A.Ç., duke e sulmuar e godet tri herë me thikë në pjesën e shpinës, si pasoj e së cilës i dëmtuari dërgohet në Qendrën Emergjente të Spitalit Rajonal të Prizrenit, dhe për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore i njëjti përcillet në QKUK-në në Prishtinë”, shtohet në komunikatë.
Më tej, shtohet se në fazat e mëtejme të procedurës penale do të shihet se a do të argumentohen këto fakte.
Komunikata e plotë:
Caktohet masa e paraburgimit ndaj dy (2) të pandehurve, për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale vrasje në tentativë
Prizren, 03 qershor 2022 – Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, gjyqtari i procedurës – Skender Çoçaj, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji, e cila do të llogaritet prej kohës së arrestimit 01.06.2022 dhe mund të zgjasë deri më datën 01.07.2022, ndaj të pandehurve A.Ç., dhe R.G., për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë veprën penale vrasje në tentativë nga neni 172 lidhur me nenin 28 (tentiativë) dhe nenin 31 (bashkëkryerje), të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Gjykata me rastin e caktimit të masës së paraburgimit ndaj të pandehurve ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar se:
Më datën 01 qershor, në orët e pasdite, në Prizren, me dashje tentojnë ta privojnë nga jeta të dëmtuarin R.M., në atë mënyrë që për shkak të disa mosmarrëveshjeve paraprake e sulmojnë të dëmtuarin, i pandehuri R.G., duke e goditur me boks hekuri derisa i pandehuri A.Ç., duke e sulmuar e godet tri herë me thikë në pjesën e shpinës, si pasoj e së cilës i dëmtuari dërgohet në Qendrën Emergjente të Spitalit
Rajonal të Prizrenit, dhe për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore i njëjti përcillet në QKUK-në në Prishtinë
Kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale.
Me rastin e caktimit të paraburgimit, Gjykata ka marrë parasysh rrezikshmërinë shoqërore të veprës penale (fakti që vepra penale është kryer në vend publik), mënyrën dhe rrethanat që dyshohet se është kryer vepra penale, këto rrethana shtojnë dyshimin se të pandehurit me lënien në liri mund të fshihen apo të ipen në arrati, me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale, me çka do të pamundësohej zhvillimi i rregullt i procedurës hetimore.
Gjithashtu, duke marrë parasysh peshën e rëndë të veprës penale, rrethanat dhe mënyrën që dyshohet se është kryer vepra penale, ashtu që të pandehurit në bashkëkryerje dhe mjete të rrezikshme kanë sulmuar dhe shkaktuar lëndime të rënda të dëmtuarit, është sulmuar jeta e të dëmtuarit, të gjitha këto rrethana tregojnë rrezikun se me lënien në liri të të pandehurve ata mund të përsërisin veprën penale të mbetur në tentativë, apo të kryejnë vepër penale edhe më të rëndë.
Andaj, nga të lartcekurat, caktimi i paraburgimit në këtë fazë është i domosdoshëm dhe i arsyeshëm, me qëllim të mbarëvajtjes së procedurës hetimore, dhe sigurimit të prezencës së të pandehurve në procedurë hetimore.
Shënim: Kundër këtij vendimi, pala e pakënaqur ka të drejtë ankese, në Gjykatën e Apelit, ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.