Gjendja shëndetësore e presidentit rus, Vladimir Putin është një temë e një bisede intensive brenda administratës së presidentit amerikan Joe Biden, pasi komuniteti i inteligjencës bëri vlerësimin e tij të katërt gjithëpërfshirës në fund të majit.
Raporti i klasifikuar i SHBA-së thotë se Putini duket se është rishfaqur pasi iu nënshtrua trajtimit në muajin prill për kancer të avancuar, thanë për Newsweek tre udhëheqës të inteligjencës amerikane që kanë lexuar raportet.
Vlerësimet konfirmojnë gjithashtu se ka pasur një atentat ndaj Putinit në muajin mars, thonë zyrtarët.
Zyrtarët e rangut të lartë, të cilët përfaqësojnë tre agjenci të veçanta të inteligjencës, u shprehën të shqetësuar se Putini është gjithnjë e më shumë paranojak për pozitën e tij në pushtet, një status që krijon një kurs të vështirë dhe paparashikueshëm në Ukrainë. Por është një, thonë ata, që gjithashtu i bën më pak të mundshme perspektivat e luftës bërthamore.
Të tre zyrtarët – njëri nga zyra e Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare (DNI), një oficer i lartë në pension i Forcave Ajrore dhe një nga Agjencia e Inteligjencës së Mbrojtjes (DIA) – paralajmërojnë se izolimi i liderit rus e bën më të vështirë për inteligjencën amerikane për ta vlerësuar saktë statusin e Putinit dhe gjendjen e tij shëndetësore.
“Ajo që ne dimë është se ka një ajsberg atje, megjithëse i mbuluar me mjegull”, thotë drejtuesi i DNI-s, i cili komunikoi me Newsweek përmes emailit dhe kërkoi anonimitetin për të diskutuar çështje të ndjeshme.