Pas fitores ndaj Qipros, Përfaqësuesja e Kosovës do ta zhvillojë sonte ndeshjen e radhës.
Në kryeqytetin kosovar, Prishtinë, “Dardanët” synojnë sonte fitoren e radhës në Ligën e Kombeve.
Në kuadër të grupit 2, Liga C, Kosova do të përballet me Greqinë në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Kosova hyn në këtë ndeshje pas fitores 0:2 ndaj Qipros në Larnaca të enjten.
Kurse, së fundmi, Greqia fitoi 0:1 ndaj Irlandës së Veriut si mysafire.
Para ndeshjes, kompania e madhe e basteve, “bet365” ka publikuar kuotat për ndeshjen e sontme.
Greqia favorizohet sonte me kuotë 2.30, barazimi vlen 2.75, kurse fitorja e Kosovës me 3.20.
Ndeshja e sotme do të zhvillohet nga ora 20:45.