Veteranët sot në protestë

Veteranët sot në protestë

Sot nga ora 10:00 Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të protestojë para Kuvendit të Kosovës.

Kjo protestë zhvillohet për ta kundërshtuar siç thonë ata diskriminimin ndaj veteranëve, invalidëve dhe familjeve të dëshmorëve.

Diskriminim sipas tyre po u bëhet me iniciativën e ekzekutivit që rritja e pagës minimale të mos i përfshijë veteranët.

Me Ligjin për Veteranët, pagesa e tyre mujore është brenda normës së pagës minimale 170 euro sa është aktualisht.

Related Articles