Ky është i riu që u gjet i vdekur në një garazh në Lipjan

Ky është i riu që u gjet i vdekur në një garazh në Lipjan

Një 19 vjeçar nga Lipjani është gjetur dje pa shenja jete në një garazh, në fshatin Hallaq i Madh të Lipjanit.



Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Ai tha se policia ka nisur një hetim mbi vdekjen e tij.

“Rreth orës 13:00, është pranuar informata për një trup të pajetë. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në fshatin  Hallaq i Madh në komunën e Lipjanit.

Ndërkohë, mediat lokale kanë publikuar fotografinë e viktimës.

“Mjekët emergjent  kanë konstatur vdekjen e viktimës, mashkull, 19 vjeç. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim mbi vdekjen, dhe me kujdes të shtuar po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ekzaminuese, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe ndriçimin e plotë të rastit”, tha Borovci.

Related Articles