Bombë në qendër të qytetit të Mitrovicës

Në orët e hershme të mëngjesit është raportuar për një mjet shpërthyes në qendër të Mitrovicës.

Dëshmitarët i kanë treguar “Jepi zë” se rreth orës 04:00 njësitet e Policisë së Kosovës kanë dalur në vendin e ngjarjes.

Alarmi për një mjet shpërthyes është ardhur mëngjesin e sotëm, me ç’rast Policia ka bllokuar gjithë zonën. Gazeta ka mësuar se bomba ndodhej në tokë në vendkalimin për këmbësor.

Nga fotografitë e dërguara në redaksinë tonë shihen automjetet e policisë pranë sheshit dhe ish hotelit Adriatik.

Ndryshe ditëve të fundit janë shpeshtuar rastet për alarmin e bombave, dhe jo vetëm në vendin tonë por edhe në vendet e rajonit.

Related Articles