Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, po protestojnë para ndërtesës së Kuvendit, duke kërkuar përfshirjen e tyre.
E në përkrahje të tyre ka dalë edhe kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.
Ai në profilin e tij në Facebook, ka shpërndarë një fotografi, ku ka shkruar: “Me kategoritë e lirisë, me Veteranët, sot e për mot”.