Seanca e Kuvendit të Kosovës e cila kishte për të filluar nga ora 11:00, është shtyer pasiqë nga e njëjta orë jashtë objektit të këtij institucioni kanë protestuar veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës
Para fillimit të punimeve, shefat e grupëve parlamentare janë parë teksa konsultohen me kryetarin e Kuvendit Glauk Konjufca, rreth ligjit të pagave për veteranët.
Protesta e veteranëve erdhi përshkak të pakënaqësisë për mospërfshirjen e tyre në ngritjen e pagës minimale, që është propozuar nga Qeveria.