Nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj iu ka bërë thirrje qytetarëve të kenë kujdes gjatë lëvizjes në qytet.
Ai përmes një shënimi në Facebook ka apeluar për kujdes të shtuar sidomos në zonat ku ka drunj.
“Ju lutemi, për shkak të shiut të rrëmbyeshëm dhe erërave të forta, të keni KUJDES, sidomos në pjesët e qytetit që kane drunj përreth! Ekipet tona të shpëtimit janë në terren dhe po merren me rastet e aksidenteve”.
Një person ka mbetur i vdekur sot si pasojë e rrëzimit të lisit në rrugën “Vaso Pasha”, në Prishtinë.
Ndryshe, viktima është 30 vjeçar, ka konfirmuar për Telegrafin zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
Ai bëri të ditur se si pasojë e rrëzimit të lisit e lënduar ka mbetur edhe një 30 vjeçare e cila është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.