Një rrahje mes disa vajzave ka ndodhur sot në stacionin e autobusëve në Pejë.
Policia ka arritur t’i identifikojë të dyshuarat që ishin përfshirë në rrahje.
Njëra nga to aktualisht gjendet në stacionin policor në Pejë dhe është duke u intervistuar në prezencën e avokatit mbrojtës dhe familjarëve.
Lajmin për Gazetën Enigma e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
Tutje Rugova tha se e dyshuara e cila është duke u intervistuar është e mitur.
Ai theksoi se së shpejti pritet të sillen në stacion edhe të dyshuarat e tjera që ishin përfshirë në këtë rast./Gazeta Enigma/