Ditëve të fundit në Kosovë ka pasur rritje të çmimit të derivateve, shkruan Gazeta “Enigma”.
Pa dyshim që edhe vendi ynë është prekur nga vala e rritjeve të çmimeve të derivateve.
Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani, në një përgjigje për Gazetën “Enigma”, ka deklaruar se çmimi i derivateve në vendin tonë është rritur për 14 ose 15 centë.
“Aktualisht çmimi i naftës në Kosovë është 1.70 deri në 1.78 euro, ndërsa i benzinës ka shkuar në 1.79 euro deri në 1.80 euro, pra për 14 ose 15 centë më shumë”, ka deklaruar ai.
Tutje Berjani ka deklaruar se ende nuk dihet nëse do të ketë rritje të çmimeve të derivateve në ditët në vazhdim.
“Çfarë çmime do të kem në ditët në vijim s’mundemi të paragjykojmë. Ka lëvizje të mëdha në berëzën ndërkombëtare”, ka thënë ai.
Sipas Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës rritja e çmimeve të naftës dhe benzinës në Kosovë ka shënuar nivelin më të lartë në 20 vjetët e fundit.
Tutje Berjani ka deklaruar që “në tregjet ndërkombëtare çmimet janë duke u rritur në mënyrë ekstreme dhe kjo po reflekton edhe tek ne në Kosovë. Nuk ka vështirësi gjatë importit, sepse importi është në nivel. I vetmi problem është çmimi i lartë i naftës sepse rëndon qytetarët por këtu nuk e përcaktojmë ne çmimin por është në pyetje vetëm BERZH”.
Kujtojmë se javën e fundit çmimi i karburantit pësoi rritje edhe në Shqipëri duke iu afruar 200 lekëve për litër./Gazeta Enigma/