Basha nuk njeh zgjedhjet: 25 prilli masakër elektorale, vazhdojmë mbledhjen e fakteve

Basha nuk njeh zgjedhjet: 25 prilli masakër elektorale, vazhdojmë mbledhjen e fakteve

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha përmes një deklarate për mediat ka folur edhe një herë për zgjedhjet e 25 prillit. Ndër të tjera Basha i ka quajtur zgjedhjet si një masakër zgjedhore. Ai ka shtuar se PD po vazhdon mbledhjen e fakteve të asaj që ka ndodhur në zgjedhjet e 25 prillit.

“25-Prilli është një masakër elektoral dhe viktima nuk është Partia Demokratike. Vazhdojmë mbledhjen dhe faktimin e masakrës elektorale të 25 prillit. Viktima  e së cilës është PD dhe deputetët tanë. Rezultati ynë fletë qartë, Besimi dhe shpresa që zgjuam, si dhe bashkuam shqiptarët, pavarsisht prej rolit të paprecedent të krimit të organizuar, parave të pista të krimit, dhe sic tha raporti paraprak i OSBE-ODIR, shkrirjes mes vijave ndarëse midis partisë dhe shtetit, e që nuk ia doli dot të zvogëlonte apo ulte përmasat e një bashkimi të jashtëzakonshëm të shqiptarëve. Ndaj dhe detyrimi ynë i parë është, para gjithash, jo thjeshtë dhe vetëm para kandidatëve për deputetë, apo para militantëv, mbështetësve të PD-së që kanë bërë një betejë historike, duke pasur gjithcka kundër, dhe ia kanë dalë në këtë betejë bashkë me gjithë shqiptarët të rikthejnë shpresën dhe besimin se ky vend mund dhe do të ndryshojë.”

Këto komente Basha i ka bërë gjatë vizitës së qendrës stërvitore të ushtarake të NATO-s, të cilat po mbahen ne Shqiperi. Aleanca Veriatlantike NATO ka zbarkuar në Portin e Durresit, në kuadër të misionit të saj ushtarak, të cilin mission, Basha e ka cilësuar të rëndësisë strategjike për Shqipërinë dhe Rajonit, në rrugën e saj drejt integrimeve në këtë aleancë.

Related Articles