Sport Club “Gjilani” e ka zyrtarizuar trajnerin e ri, shkruan Gazeta Enigma.
Zekirja Ramadani do të jetë në krye të kësaj skuadre për edicionin e ardhshëm.
Gazeta Enigma gjatë ditës së sotme ka raportuar se prezantimi i Ramadanit do bëhet në orët në vijim.
Palët kanë arritur marrëveshje dy vjeçare, me mundësi zgjatje.
Ramadani vjen me një eksperiencë të pasur nga drejtimi i shumë klubeve dhe shumë trofeve të fituar, ndër të tjerash si tri herë kampion i Kosovës me tri skuadra të ndryshme.