Këshilltari i Presidentes Vjosa Osmani, Bekim Kupina, ka bërë një sqarim pas raportimeve në media se presidentja Vjosa Osmani ka lëshuar pasaportë diplomatike, raporton Gazeta “Enigma”.
“Presidentja as nuk lëshon e as nuk merr pasaporta diplomatike”, ka deklaruar Kupina.
Tutje ai ka shtuar se presidentja Osmani “nuk i ka lëshuar pasaportë diplomatike asnjëherë askujt”.
“Për qindra pasaporta të raportuara në media, pyetjet duhet të drejtohen tek Qeveria paraprake, sepse janë lëshuar gjatë qeverisjes së tyre”, ka deklaruar ai.
Ditë më parë u raportuar se disejnatori Valdrin Sahiti është pajisur me pasaportë diplomatike nga presidentja Vjosa Osmani.
Pasaporta diplomatike është një prej dokumenteve të udhëtimit me të cilën pajisen politikanët e vendit, duke nisur nga presidentja, kryeministri, kryeparlamentari, deputetët, ambasadorët e konsujt dhe familjarët e tyre. /Gazeta Enigma/