Vetura godet këmbësorin në Gjilan, humb jetën nga plagët e marra

Një aksident trafiku ka ndodhur me fatalitet ne Gjilan, derisa një veturë ka goditur një këmbësor.

Si pasojë e plagëve të marra, viktima ka humbur jetën, vdekjen e të cilit e ka konstuar mjeku.

Personi i cili kishte shkaktuar aksidentin është arrestuar nga Policia, derisa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ështëarrestuar i dyshuari mashkullkosovar për shkak se derisa ishte duke drejtuar veturën ka shkaktuar aksident dhe goditur viktimën mashkull kosovar -këmbësor i cili kishte qenë duke kaluar rrugën. Si pasojë e aksidentit viktima kishte pësuar lëndime vdekjeprurëse vdekjen e  të cilit e ka konstatuar mjeku. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje”, kështu thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Related Articles