Gjykata Speciale së fundmi ka bërë të ditur se ua ka vazhduar paraburgimin ish-kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli dhe ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, njofton GazetaEnigma.
Ky vendim është marrë më 26 maj, por që u publikua sot.
Gjyqtari francez i procedurës paraprake ka urdhëruar që mbrojtja të dërgojë parashtresat e saja në lidhje me shqyrtimin tjetër të paraburgimit deri më 29 qershor kurse Prokurorisë i është dhënë afat që këtë ta bëjë deri më 6 korrik.
Ndër të tjera me këtë vendim gjyqtari paraprak ka injoruar garancat e Policisë dhe shteteve të treta(në rastin e Thaçit) për mbrojtjen në liri të krerëve të UÇK-së. / GazetaEnigma