Llapi është duke i vazhduar përgatitjet për kualifikimet në Ligën e Konferencës.
Skuadra e udhëhequr nga Tahir Batatina është duke ia vazhduar kontratat futbollistëve të tyre kryesorë.
Llapi brenda dy dite ia ka vazhduar kontratën kapitenit Bujar Idrizit.
Kurse sot ka bërë të ditur se kontratën ia ka vazhduar mbrojtësit të krahut të djathtë, Benjamin Eminit deri në vitin 2025.
Emini deri tani I ka bërë 350 paraqitje për klubin e Llapit dhe është zëvendës kapiten i skuadrës./GAZETA ENIGMA/