Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka bërë të ditur se sot ka qenë në Panairin e Librit në Prishtinë.
Abdixhiku, përmes një postimi në Facebook, tregoi se ka blerë disa libra.
Disa nga librat që zgjodha t’i blej në këtë panair ishin: “Ditari i zisë” nga Roland Barthes; “Kambana e qelqtë” nga Sylvia Plath; “Njerëz që lexojnë” nga Édouard Philippe; dhe “Shtatë nga ata” nga Azem Shkreli”, shkroi ai.
Tutje ai shkroi se shoqëria jonë ka nevojë për ritme të reja leximi.
“Për secilin që beson në forcën e librit si shtyllë të progresit tonë kombëtar e kolektiv, kultivimi i kulturës së leximit dhe nxitjes së shkrimeve e publikimeve, është mision që s’përfundon asnjëherë. Shoqëria jonë ka nevojë për ritme të reja leximi, siç ka nevojë dhe për gjenerata që nuk mendojnë të zëvendësojnë vetë leximin”, ka shkruar tutje ai.