Jepën detajet për vdekjen e një gruaje në Pejë

Jepën detajet për vdekjen e një gruaje në Pejë

Një grua është gjetur pa shenja jete mesditën e së premtes në një banesë në Pejë.

Policia përmes raportit 24 orësh ka bërë të ditur se ekipi mjekësor ka dalë ne vendin e ngjarjes, ku është konstatuar vdekja e viktimës, përcjell Demokracia.com.

Lidhur me rastin është konsultuar edhe prokurori me vendim të të cilit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Njoftimi i plotë i policisë:

Rr. Adem Jashari, Pejë 10.06.2022-14:39. Në një banesë është gjetur pa shenja jete viktima femër kosovare. Njësit relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku dhe është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar  në IML për obduksion.

Related Articles