Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se nesër, më 12 qershor, në orën 16:00, në 17 vjetorin e themelimit të kësaj lëvizje, do të mbajë një konferencë për media.
Në këtë konferencë do të flasin kryeministri i Kosovës dhe njëherit kryetari i LV-së, Albin Kurti dhe nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci.
Konferenca mbahet në selinë qendrore të Lëvizjes Vetëvendosje!