Përdorimi i trotineteve elektrik është shtuar nëpër rrugë, trotuare e sheshe, në kohët e fundit në Kosovë për çka po hartohet ligji që parasheh shfrytëzimin e tyre nëpër hapësirat adekuate.
Një gjë e tillë po realizohet në konsultim me ekspertët, policinë, dhe sipas Komisionit Parlamentar për Mjedis ka për synim ka rregullimin e përhershëm juridik dhe aspektin e sigurisë.
Edhe Komuna e Prishtinës po punon në këtë drejtim dhe ka për qëllim që të krijohet edhe infrastrukturën e nevojshme.
Kjo po mirëpritet nga përdoruesit e e-trotineteve në kryeqytet që deri më tani po shfrytëzojnë sheshet për të kaluar ani se diçka e tillë u ndalohet.
Baza ligjore për këtë kategori do të finalizohet më së largu brenda dy muajve.