“Në këtë burg ku jemi sot këtu, kanë kaluar shumë breza, shumë gjenerata, pas periudhës së Luftë së Dytë Botërore”.
Kështu e nis rrëfimin, Zymer Neziri, i cili në kuadër të manifestimeve për Ditën e Çlirimit, tregon për përjetimet e tij, kazamateve të Serbisë.
Ai rrëfen për torturat e përjetimet që edhe vet i kishte kaluar, si i burgosur politik.
“Ka qenë shumë vështirë. Fillet e burgosjes politike i kisha si student i vitit të parë, në vitin 1967, në Ditën e Flamurit”, thotë Neziri për RTK-në.
Ai tregon se sikurse ky burg edhe burgjet e tjera, kanë qenë të mbushur thuajse absolutisht me shqiptarë.
Janë bërë 666 shekuj burg të shqiptarëve në ish Jugosllavinë e dytë.
Rrëfimin e plotë, mund të këtij të burgosuri politik i cili është njëri nga mijëra të tjerë, mund ta ndiqini në videon më poshtë.