Aktualisht është duke u zhvilluar ndeshja gjysmëfinale e “Play-Off”-it në Superligën e Kosovës në basketboll ndërmjet Ponte Prizrenit dhe Pejës.
Por, në përfundim të pjesës së parë duket se ka ndodhur një incident në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren.
Klubi pejan përmes faqes zyrtare ka njoftuar se janë sulmuar nga një pjesë e stafit të lojtarëve vendas.
“Verdhezinjtë” kanë njoftuar gjithashtu se në këtë përleshje ka edhe të lënduar.
Pjesa e parë ndërmjet dy skuadrave është 48:49 në favor të pejanëve.
POSTIMI I KB PEJA:
“Ngjarje te tmerrshme ne perfundim te pjeses se pare!
Deri sa ekipa ishte duke u larguar drejt deshtoreve per pushimin e pjeses se pare, shikuesit dhe nje pjese e stafit e lojtareve te ekipes vendase na jane versulur si me keq ndaj ekipes tone.
Ka edhe te lenduar nga kjo perleshje!
FORCAAAA PEJAAAA”. /
Pamje nga rrahja.