Rusia fitoi 93 miliardë euro në 100 ditët e para të luftës kundër Ukrainës duke shitur lëndët djegëse fosile të saj vendeve në të gjithë botën.
Ky total erdhi pavarësisht nga një rënie e ndjeshme në vëllimet e eksporteve në muajin maj, teksa komuniteti ndërkombëtar u përpoq të reduktonte varësinë nga nafta dhe gazi i Moskës, raporton Sky News.
Sipas një raporti të Qendrës për Kërkime mbi Energjinë dhe Ajrin e Pastër, Bashkimi Evropian mori 61 përqind të eksporteve të karburanteve fosile të Rusisë.
Edhe pse nafta ruse po shitet me zbritje për shkak të origjinës së saj, një rritje globale e kërkesës për lëndë djegëse fosile dhe rritja e çmimeve të energjisë kanë qenë ende fitimprurëse për Rusinë, duke ndihmuar në financimin e pushtimit të tij në Ukrainë./Gazeta Enigma/