Munishi: Jemi më të mirë se Drita, luajmë për tifozët “Skifterat”

Munishi: Jemi më të mirë se Drita, luajmë për tifozët “Skifterat”

Gjilani dhe Drita pritet që të zhvillojnë derbin numër 36-të kampional pas luftës, teksa të mërkurën (5 Maj) do të jenë përballë njëra tjetrës në sfidën numër katër këtë edicion, shkruan Gazeta “Enigma”.

Tashmë dy skuadrat kanë kryer përgatitjet e duhura për këtë takim dhe janë gati për njërin nga duelet më të zjarrta këtë edicion.

Gazeta “Enigma” e ka kontaktuar trajnerin e Gjilanit, Ismet Munishi, i cili ka thënë se cilësia ndodhet në taborrin e skuadrës së tij dhe se thekson se do të luaj vetëm për tifozërinë “Skifterat”.

“Ndeshje që do ta tregon karakterin tonë të vërtetë që kemi. Ne jemi superskuadër kemi kualitet me shumë se rivali. Luajmë për fitore . Fitoren ua dedikojmë tifozëve tanë Skifterave që po na mungojne shumë.” ka thënë Munishi.

Ndryshe dueli ndërmjet Gjilanit dhe Dritës zhvillohet të mërkurën (5 Maj) me fillim nga ora 15:00.

Edhe gjyqtarët e ndeshjes për këtë takim do të jenë nga qyteti i Gjilanit, teksa ‘bilbil’ kryesor do të jetë Shpëtim Murtezi. Ai do të shoqërohet nga asistentët Fatlum Jashari dhe Hekuran Osmani. Valbon Hoxha do të jetë gjyqtar i katërt.

/Gazeta Enigma/

Related Articles